“Ditë e zezë për Shqipërinë dhe parlamentin”, Bardhi pas rrëzimit të kërkesës për Xhaçkën: Mesazhi sot ishte i qartë….

Shqipëria

“Ditë e zezë për Shqipërinë dhe parlamentin”, Bardhi pas rrëzimit të kërkesës për Xhaçkën: Mesazhi sot ishte i qartë….

Më: 11 prill 2024 Në ora: 19:32
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi e ka cilësuar ditë të zezë për Shqipërinë dhe parlamentin, votimin e sotëm në seancë plenare ku me 72 vota kundër, nuk u dërgua në Gjykatë Kushtetuese vlerësimin e legjitimitetit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Unë nuk pres nga Edi Rama e kam ditur shumë mirë raportin që ai ka me drejtësinë, apeli im vazhdon të jetë për ata, partnerëve ndërkombëtarë që kanë nxitur zbatimin e reformës në drejtësi. Heshtja do të thoshte të mbështesësh grisjen e një vendimi të gjykatës Kushteteuese.

Mesazhi i Ramës ishte i qartë, nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën, njësoj siç u soll me Gjykatën Kushtetuese, do të sillet nesër me prokurorinë antikorrupsion.

Nuk zbaton vendimin e GJK, sot vdiqën kushtetutshmërinë në vend dhe reformë në drejtësi. Ditë e zezë për Shqipërinë dhe parlamentin. Ne duhet të marrim një vendim nëse do duhet apo ti drejtohemi Gjykatës së Kushtetuese. Nuk e kuptoj pse do paguhen anëtarët e GJK nëse vendimet e tyre nuk zbatohen”-tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat