Edi Rama në vizitë zyrtare në Francë: theksohet uniteti rajonal dhe mbështetja për Kosovën në bisedimet me Macron

Shqipëria

Edi Rama në vizitë zyrtare në Francë: theksohet uniteti rajonal dhe mbështetja për Kosovën në bisedimet me Macron

Më: 12 prill 2024 Në ora: 14:56 Përditësuar në ora: 15:33 më 12.04.2024
Edi Rama dhe Emanuel Macron.

Macron flet për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë në takimin me Ramën: Qëndrimet tuaja janë të vlefshme

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka lartësuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për siç e cilësoi ai, unitetin e krijuar në rajon, me rastin e pritjes së fundi në një samit në Tiranë, të presidentit ukrains, Volodymir Zelensky.

Sipas Macron, ky ishte një moment i rëndësishëm, për mbështetjen ndaj Ukrainës, dhe popullit të saj, dhe gjithë çështjet rajonale në veçanti për normalizimin e nevojshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Qëndrimet tuaja janë dëgjuar dhe janë të vlefshme. Diskutimi i sotëm, do të na lejojë të vazhdojmë këtë rrugë dhe të bëjmë një bilanc të të gjitha projekteve që kemi hapur së bashku 6 muaj më parë për të konsoliduar dhe forcuar partneritetin tonë të çmuar”.

Këtë qëndrim, Macron e dha gjatë një adresimi për media që pati para drekës së punës me rastin e pritjes së kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Paris.

Rama i premton Macron: Shqiptarët kanë aftësi unike besnikërie! Nëse do të jeni në vështirësi të jashtëzakonshme thërrisni…

Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Paris, kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë tregoi rrugëtimin e tij si emigrant në Francë, ku ndër të tjera tha se është krenar për Shqipërinë e ditëve të sotme.

“Po vij nga një përvojë e dendur para disa minutash. Një ceremoni që nuk e kisha imagjinuar kurrë në jetën time që u nënshkrua me mbërritjen time në Francë në fillim të viteve ’90. Kur vija nga aeroporti mbajta radhën gjatë për të marrë një taksi. Pastaj jetova ato vështirësitë e mëdha të asaj kohe për të gjithë ata dhe ato që vinin nga Shqipëria, sepse Evropa nuk ishte e lehtë për ne në ato kohë. Mendova se kisha parë gjithçka deri mbërrita një ditë i shoqëruar për të ardhur në këtë pallat për të marrë legjinin e nderit. Por sot jam shumë krenar, jo për veten, por për Shqipërinë, për këtë miqësi. Ishte hera e parë në historinë tonë diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritet në këtë mënyrë.

Sot jam vërtet shumë krenar, jo për veten, por për Shqipërinë, për këtë miqësi mes Shqipërisë dhe Francës, është për herë të parë në marrëdhëniet tona që një përfaqësues i shtetit Shqiptar të pritet në këtë mënyrë. Ju falënderoj me zemër pasi do të thotë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kët5u bëmë pak shaka për ambasadën, në vitet ’90 ishin pak njerëz, ndërsa sot janë shumë më tepër. Sot ka shumë njerëz në Shqipëri, ky është një revolucion. Dua të të falënderoj për dy gjera, e para për vizionin që e ke shtyrë këtë valë të re të afrimin ndërmjet vendeve të Ballkanit, duke e vënë në tryezë. Ne jemi sot dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë dhe plani i ri i rritjes që u miratua nga Parlamenti Evropian shkon në këtë drejtim. Në Evropë e fortë, e bashkuar, që nuk mbetet peng i mënyrave të vjetra të integrimit. Sot jemi në një situatë krejt ndryshe, shumë më pozitave. Po ashtu dua të të falënderoj për vizitën në Shqipëri, ka pasur një vijim që na ka prekur pasi ka projekte, gjëra që po marrin formë. Tani kemi një vizion të ri të punës së përbashkët ku kanë nisur investime të mëdha dhe financimi Francës për dy parqet fotovoklanike.

Sigurisht që duam të bëjmë më shumë dhe do bëjmë më shumë. Do të presim me krahë hapur çdo gjë që vjen nga Franca. Kur Franca mbërrin n7uk është vetëm cështje parash, por diturie dhe kulture. Të kesh më shumë Francë në Shqipëri do të thotë të kesh më shumë burime, rritje. Të jesh pro francez do të thotë të jesh pro evropian, nëse je pro evropian, je pro farbces dhe anasjelltas. Do të japë mundësinë për të pasur më shumë Francën në Shquipëeri. Kjo për të treguar se Franca nuk është vetëm një vend që e shohim me admirim, Franca do bëjë pjesë e së ardhmes sonë e jo vetëm si frymëzim. Mund t’ju them vetëm faleminderit me zemër, faleminderit në emër të shqiptarëve. Sot ata e kuptojnë pse Shqipëria ka një mik tjetër të afërt. Ne shqiptarët nuk jemi të mëdhenj, por kemi  aftësinë e besnikërinë, nëse një ditë do keni nevojë dikë për të qenë me ju, thërrisni një shqiptar dhe ai do të vijë.”, tha Rama.

“Shqipëria, zë i fortë në rajon!”- Macron: Jemi të impresionuar nga reformat dhe kapacitetet tuaja për të përparuar në BE

Presidenti francez, Emanuel Macron në një konferencë të përbashkët për mediat në Paris me kryeministrin Edi Rama, është shprehur se Shqipëria është një zë i fortë në rajonin Ballkanik.

Macron u shpreh i impresionuar lidhur me reformat ndërmarra nga Shqipëria për përparimin e saj drejt integrimit në BE, ndërsa shprehu mbështetjen e Francës në këtë rrugëtim.

Macron: Dialogu që kemi me njëri tjetrin dëshmojnë për dinamizmin e jashtëzakonshme ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Dua të përsëris angazhimin e Francës ne favor të integrimit Evropën të Shqipërisë. Siç e nënvizova në Tiranë, këtu behët fjalë vetëm për veprat për Bashkimin e  Evropës për ta bërë më të fortë, në kontekstin e agresionit rus dhe përball kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta. Që prej mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet BE dhe Shqipërisë në korrik, Shqipëria ka vazhduar rrugën e saj evropiane. Kini  besim tek mjeshtrja jonë për t’ju shoqëruar tek kjo rrugë. Jemi te impresionuar nga risia e reformave dhe kapacitetet për të përparuar. Dua të përshëndes zërin e fortë të Shqipërisë në rajon dhe në skenën ndërkombëtare.

Së fundmi pritet një samit rajonal ku ftuar dhe presidentin e Ukrainës. Ky ishte një moment i rëndësishëm për unitetin e rajonit dhe mbështetjes së Ukrainës. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshëm normalizimin i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ku zëri juaj është i çmuar. Shkëmbimet tona do të vijojnë për të përforcuar marrëdhënien tonë, ku pas pak do të nënshkruajmë një marrëveshje nder qeveritare që do të jap një impuls të ri në bashkëpunimin tonë.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë në jetën time”- Rama i impresionuar nga pritja e Macron: Kur erdha në Francë në vitet ’90 prita në radhë për një taksi

Kryeministri Edi Rama është shprehur i impresionuar nga pritja e Emmanuel Macron në Pallatin Elysee në Francë.

Kryeministri Edi Rama: “Po vij nga një përvojë e denduar, para disa minutash që nuk e kisha imagjinuar kurrë në jetën time që u nënshkrua me mbërritjen time në Francë në fillim të viteve ’90, kur vija nga aeroporti mbajta radhën gjatë për të gjetur një taksi, pastaj jetova vështirësi të mëdha të asaj kohe për të gjithë ata që vinin nga Shqipëria dhe Evropa nuk ishte e lehtë për ne. Mendova se kisha parë gjithçka kur edha një ditë në këtë pallat, por sot jam vërtet shumë krenar jo për veten por Shqipërinë dhe miqësinë mes dy vendeve, Hera e parë në historinë tonë të marrëdhënieve tona diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritej në këtë mënyrë.

Kjo do të thotë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët, bëmë shaka me ambasadorin sepse ishin një ekip miqsh të Shqipërisë që në vitet ’90 ishin një numër i vogël sa gishta e një dore, sot janë shumë më tepër.

Ka njerëz që vijnë në Shqipëri për ndërmarrjet e tyre, dua të falenderoj për vizionin dhe vendosmërinë që ke shtyrë këtë valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe BE për të vënë në tryezë nevojë për të shoqëruar këtë proces integrimi me një proc përafrimi përtej rrugëve burokratike të çdo vendi. Jemi sot dëshmitarë të rezultarteve për Shqipërinë dhe vendet e BE. një evropë e fortë, e bashkuar që nuk mbetet peng i mënyra të vjetra tradicionale të integrimit.

Kryeministri Edi Rama vizitë zyrtare në Francë, pritet me nderime ushtarake

Kryeministri Edi Rama ndodhet në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Francë.

Kreu i qeverisë është pritur me nderime ushtarake në Paris, ku ndodhet me ftesë të presidentit francez Emanuel Macron.

Gjatë vizitës Rama do të zhvillojë një sërë takimesh të përqëndruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Ndërkohë pritet të zhvillohet një takim mes Ramës dhe Macron ku do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.

Gjithashtu Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Francez Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat