Komisioni i TIMS/ Salianji i përgjigjet me batuta dhe ironi Gogut: Laraska hu më hu, e gjen ndonjëherë vetë dhe…

Shqipëria

Komisioni i TIMS/ Salianji i përgjigjet me batuta dhe ironi Gogut: Laraska hu më hu, e gjen ndonjëherë vetë dhe…

Më: 12 prill 2024 Në ora: 16:19
Ervin Salianji

Kryetari i Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në TIMS, Ervin Salianji, i ka kërkuar nënkryetarit të këtij Komisioni që të mos kalojë nga një temë në një tjetër dhe të mos marrë fjalën për procedurë dhe të bëjë politikë.

Ai nuk i kurseu ironitë dhe batutat kur i tha: Ne nuk kemi përfunduar akoma me pikën një se ju e kërkuat fjalën për procedurë dhe po bëni politikë, po u përgjigjem me një shprehjeje të popullit, ‘laraska hu më hu, e gjen ndonjëherë vetë pastaj’.. nuk mund të kalohet nga në degë në një tjetër. Po u kërkoj që te komisioni i parë që të bëjmë një punë të përbashkët. Keni qëndrim ju për këto që kanë ndodhur apo do mbroni çdo paligjshmëri… prit ta mbaroj se po ndërhyn, ky quhet flirtim.

Toni Gogu: Dhe laraskat dhe flirtimet i ke në tjetër vend

Ervin Salianji: Drejtohu te partia…. Një pjesë e madje e juaj është mësuar qyl, se zgjedhjet ua fiton Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat