I shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, arrestohet në Janinë shqiptari

Shqipëria

I shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, arrestohet në Janinë shqiptari

Më: 12 prill 2024 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana është arrestuar nga policia greke në Janinë.

Shqiptari është ndaluar mëngjesin e djeshëm siç informojnë burime zyrtare.

Gjatë kontrollit policor, është zbuluar se ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar kërkimi nga autoritetet shqiptare për veprën penale “moskallëzim krimi” që parashikon dënim maksimal prej 3 vjet burg.

Dosja në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë për nisjen e procedurave të ekstradimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat