Iu gjet në banesë një armë zjarri kallashnikov, vihet në prangat e policisë 48-vjeçari

Shqipëria

Iu gjet në banesë një armë zjarri kallashnikov, vihet në prangat e policisë 48-vjeçari

Më: 13 prill 2024 Në ora: 11:17
I arrestuari rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje.

Policia ka vendosur në pranga një 48-vjeçar pasi iu gjet një armë zjarri tip kallashnikov në banesë në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

I arrestuari rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje.

48-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa u sekuestrua kallashnikovi.

Njoftimi i policisë:

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Elbasan, është rezultat i ndjekjes me metoda proaktive, të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

Mbante në banesë, armë zjarri kallashnikov, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri.

Ky informacion është ndjekur proaktivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit dhe si rezultat është finalizuar operacioni policor “Recidivist”.

Në kuadër të këtij operacioni, në banesën e shtetasit K. R., në lagjen “Skënderbej”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi K. R., 48 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat