Kërkuan 5 minuta pushim, deputetët e PS nuk kthehen në mbledhjen e komisionit për TIMS me pretendimin se…

Shqipëria

Kërkuan 5 minuta pushim, deputetët e PS nuk kthehen në mbledhjen e komisionit për TIMS me pretendimin se…

Më: 15 prill 2024 Në ora: 18:24
Pamje nga komisioni

Nënkryetari socialist i komisionit hetimor për ndërhyrjen në të dhënat e sistemit TIMS, Toni Gogu kërkoi pesë minutash pushim në seancën e pasditen.

Por, pas kësaj kërkese që u pranua nga kreu i komisionit, Ervin Salianji, deputetët e mazhorancës nuk u kthyen më në mbledhje. Seanca e sotme u shoqërua me debate sa i përket miratimit të listës së zyrtarëve që do të thirren për të dëshmuar në komision.

Për shkak të mungesës së deputetëve të majtë, lista u miratua me shumicë votash në mbledhjen e kaluar, por këtë socialistët e kundërshtuan, duke theksuar se vendimmarrja ishte e njëanshme.

Kërkesa e socialistëve u kundërshtuan nga drejtuesi i komisionit Ervin Salianji me pretendimin se vendim i marrë nuk mund të zhbëhet dhe se nuk ishte faji i tij që deputetët e PS-së mungonin në komision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat