Mitsotakis kandidoi Belerin për eurodeputet, reagon Braçe: “Merr koburen vramë moj”, ku është katandisur Greqia!

Shqipëria

Mitsotakis kandidoi Belerin për eurodeputet, reagon Braçe: “Merr koburen vramë moj”, ku është katandisur Greqia!

Më: 15 prill 2024 Në ora: 22:43
Deputeti, Erion Braçe

Kandidatura e Fredi Belerit për eurodeputet në listën e prezantuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka sjellë reagime të politikës shqiptare.

Nëpërmjet një postimi në facebook, deputeti socialist Erion Braçe shprehet se është për të ardhur keq gjendja se ku ndodhet Greqia me kandidaturën e Belerit për eurodeputet.

“Merr koburen vramë moooj ku është katandisur Greqia. Një i dënuar penalisht në Greqi në listë për t’u bërë Eurodeputet. Jo se do bëhet, por që kjo është nam, është”, shkruan deputeti Braçe.

Fredi Beleri ndodhet në burg në Shqipëri që prej 12 majit të vitit të kaluar pasi u kap në flagrancë duke blerë vota në prag të zgjedhejve lokale në Himarë. GJKKO e dënoi me 2 vite burg për veprën penale të blerjes së votave, kapur në flagrancë.

Sot Mitsotakis shpërfaqi emrat e Belerit dhe ish-peshëngritësin himariot Pirro Dhimën si kandidatë në listën për eurodeputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat