Akuzat e Ilir Metës për takim me ish-shefin e FBI, reagon Altin Dumani: Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal!

Shqipëria

Akuzat e Ilir Metës për takim me ish-shefin e FBI, reagon Altin Dumani: Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal!

Më: 16 prill 2024 Në ora: 14:40
Altin Dumani

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Altin Dumani ka reaguar për herë të parë pas akuzave të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, se ky i fundit është takuar me Charls McGonigal dhe më pas ka nisur hetime për ish-Presidentin.

Dumani në një reagim për mediat, ka theksuar se ai nuk e ka takuar kurrë Charls McGonigal.

Sipas kreut të SPAK, gjithçka është thënë në media është në vazhdën e akuzave që behën ndaj institucionit që ai drejton.

Altin Dumani tha se nuk e ka njohur kurrë McGonigal dhe emrin e tij e ka dëgjuar pas publikimit të lajmeve në media.

“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare.”, thekson Altin Dumani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat