“Nuk bëhemi pjesë e pazarit”/ Agalliu: Ditën që kërkohej kthimi i Berishës në PD, u amnistua Xhaçka

Shqipëria

“Nuk bëhemi pjesë e pazarit”/ Agalliu: Ditën që kërkohej kthimi i Berishës në PD, u amnistua Xhaçka

Më: 17 prill 2024 Në ora: 17:56
Deputeti i PD-së Arbi Agalliu

Deputeti i PD-së Arbi Agalliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Partia Demokratike zyrtare nuk është dhe nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës.

“Lojërat e ulëta të tyre janë thjesht për t’i hedhur hi syve qytetarëve. Pazari i tyre është i qartë, luftë kundër SPAK-ut dhe amnisti për të korruptuarit”, shkruan Agalliu.

Postimi i deputetit demokrat Arbi Agalliu:

Partia Demokratike nuk është edhe nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës.

👉Lojërat e ulëta të tyre janë thjesht për t’i hedhur hi syve qytetarëve.

👉Pazari i tyre është i qartë, luftë kundër SPAK-ut dhe amnisti për të korruptuarit.

👇S’ka asnjë koicidencë. Në ditën që kryetari i grupit të Linditës (të cilës ju amnistua edhe vila që e denonconte në çdo seancë) kërkon kthimin e Berishës në PD, amnistohet Olta Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat