Çështja “Beleri”/ Karamuço zbulon takimin e fshehtë në Janinë

Shqipëria

Çështja “Beleri”/ Karamuço zbulon takimin e fshehtë në Janinë

Më: 18 prill 2024 Në ora: 23:07
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke folur për Fredi Belerin dhe për mundësinë e hetimeve të tjera në lidhje me të, foli për një takim mes disa politikanëve shqiptarë dhe grekë në Janinë.

Ndonëse nuk përmendi emra konkretë, eksperti i kriminalistikës tha se qëllimi ishte një sulm ndaj SPAK.

“Ka dy gjëra që kanë ndodhur. E para, është një takim sekret në Janinë. E dyta, është një sponsorizim me dritëhije për një lajm që godiste SPAK, në një farë mënyrë kolegët e Dumanit në lidhje me Belerin. Nuk janë përpara një trysnie të thjeshtë.

Janë të orkestruara mirë këto sulme por ai është shumë i imunizuar nga këto. Është në takim për të koordinuar një sulm midis disa politikanëve shqiptarë me ato grekë kundër SPAK. Janë takuar jo me fotografi zyrtare”, u shpreh Karamuço për emisionin “360 gradë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat