“Energjia brenda PD-së shkon kot”/ Ish-deputeti demokrat: Angazhimi i fundit, romantiko-politik

Shqipëria

“Energjia brenda PD-së shkon kot”/ Ish-deputeti demokrat: Angazhimi i fundit, romantiko-politik

Më: 20 prill 2024 Në ora: 12:20
Mark Marku

Në podcastin e kësaj të shtune “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar pedagogun dhe shefin e Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Mark Makun.

Gjatë bisedës folën edhe për çështjet politike, për të cilat Marku pati kritika për opozitën. Ai tha se PD-ja e harxhon energjinë kot, e teksa këtë e konsideroi një shqetësim për të.

“Lidhja ime me PD si forcë politike besoj është ajo që the, një moment po themi. Momenti ishte lëvizja e studentëve. Dhe ai si moment ka qenë momenti i parë dhe ndoshta i fundit i angazhimit tim romantik politik dhe prej asaj doli PD dhe gjithë partitë shqiptare pastaj sepse pluralizmi, të gjitha u transformuan, etj.

Por emocionalisht unë kam qenë përherë i lidhur me atë moment, momenti që ka qenë momenti i ndritshëm. Në të gjitha rastet nuk kam pasur angazhim të tipit militant me strukturat. Jam munduar që të mbaj, po themi lidhjen ta kemi kështu në konkordancë në kuptimin politik ose ideologjik duke ndjekur përherë atë çfarë mendoja unë sepse ajo do ishte me kosto për mua në mënyrë individuale dhe përherë kam menduar që një forcë politike i ka përherë energjitë e brendshme, qoftë kur është në shkëlqim, qoftë kur është në rënie që të ri shpikë veten.

Dhe kam menduar që OK, ky është një moment. Mund të jetë momenti i pushtetit, nuk mund të qeveriset me këtë mentalitet, do duhet të ndërrojë mentalitetin në qoftëse do qeveriset sepse presioni i qeverisjes është shumë i madh edhe në kuptimin pozitiv dhe në kuptimin negativ. Do tu përgjigjesh disa nevojave dhe nevojat të tërheqin që ti të bësh edhe gjëra që ndoshta s’do duhej ti bëje dhe në këtë kuptim kam menduar që OK, sepse ka energji brenda PD dhe mua më vjen keq që këto energji shkojnë kot, mua kjo më shqetëson.

Ka energji, ka njerëz të cilët qoftë nga brenda por dhe nga jashtë që janë si tip garniture po themi, që janë pjesë e shoqërisë që shkon më shumë djathtas, që e duan ndryshimin por shkon aty sepse ruajnë veten, duke njohur strukturat politikën thonë : pse të shkoj këtu. Unë nuk jam nga kjo natyrë, që hezitoj. Po, do ta bëj dhe pastaj rrugës përcaktoj unë veten, nuk më përcakton mua kjo forcë politike dhe sic ka ndodhur herën e parë. Shkova, pranova, nuk kam kërkuar asnjëherë, kurrë dhe realisht njerëzit ndonjëherë nuk e besojnë, thonë bën sepse realisht e do.

Normalisht e kam dashur në momentin që kam vendosur dhe herën e parë dhe herën e dyte. Pra kam menduar, po do shkoj dhe pastaj dhe herën e parë që unë e pashë që shumë gjera nuk funksiononin jam shprehur dhe rithemelimin e PD unë e kam kërkuar kur PD ishte në pushtet në 2011 dhe publikisht dhe me dy faqe gazete dhe në Top Channel në emisionin kryesor. Atëherë thoshim çfarë kërkon ky, ne jemi në pushtet, ne jemi rehat, ne jemi mirë, ky kërkon që ne të humbim pushtetin etj dhe unë thoja në qoftëse ne vazhdojmë kështu në 2011, duke iu qëndruar bindjeve të mia se ajo ishte arsyeja pse isha aty se për çfarë do isha unë aty?

Që të bëhesha drejtor, apo që të bëhesha ministër apo që të emëroja drejtor apo ministra. Jo, isha aty se mendoja se mund të ndikoj dhe dëshira për ndikim dhe po them e vetmja arsye është pse të mos ndikosh nëqoftëse ke mundësi të ndikosh dhe thoja nëqoftëse vazhdon kështu do ta humbin pushtetin por dhe nëqoftëse fiton do fitojë për të keqen e shqiptarëve kështu sic është, një mandat të tretë siç ishte mandati i 2013.

Duke parë sesi aty këto forcat e pushtetit që e kanë pushtetin si pronë dominonin totalisht hapësirën e forcave të tjera, një partie politike apo një formacioni politik që, ndoshta kanë dhe interesa ndoshta e kanë diçka përtej asaj gjësë të vogël dhe e kam menduar të njëjtën gjë. Thashë me vete: prit se këtë radhë, plus të them të drejtën e shikoja Bashën kryetarin e atëhershme të PD dhe të opozitës si një po themi format të përshtatshëm që mund të sillte diçka të re në politikën shqiptare.

Pra atë që  të tjerët e quanin si dobësi lidershipin, unë ia quaja përparësi. Pse? Sepse mendoja dhe ia kam thënë sa herë bisedoja me të: Ti nuk je lider i fortë, bëhu i fortë duke qenë lider i dobët dhe duke shfaqur profilin e një lideri i cili qeveris, pra krijon mozaik dhe ti je guri”, tha Mark Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat