Njëri rreh kunatën, tjetri vëllanë, e pësojnë dy 52 vjeçarët në Korçë

Shqipëria

Njëri rreh kunatën, tjetri vëllanë, e pësojnë dy 52 vjeçarët në Korçë

Më: 21 prill 2024 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Dy raste dhune janë denoncuar në policinë Korçës gjatë ditës së sotme. Dy 52 vjeçarë kanë ushtruar dhunë, njëri ndaj vëllait të tij kurse tjetri ndaj kunatës.

Të dhunuarit janë pajisur me urdhër mbrojtje kurse për dy 52 vjeçarët ka nisur hetimin në gjendje të lirë.

“U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. F., 52 vjeç, banues në fshatin Dardhas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat