​Sveçla pas takimit me zyrtarët e lartë çekë: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës

Shqipëria

​Sveçla pas takimit me zyrtarët e lartë çekë: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës

Më: 24 prill 2024 Në ora: 15:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla gjatë një takimi sot në Prishtinë me Tomash Czernin, nënkryetar i Senatit të Parlamentit dhe Pavel Fischer, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje të Çekisë, kanë diskutuar mbi situatën aktuale të sigurisë dhe sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia.

Sveçla në takim prezantoi angazhimet e Qeverisë Kurti në fushën e sigurisë publike, luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandës, trafiqeve të ndryshme dhe terrorizmit.

“Diskutuam për situatën aktuale të sigurisë dhe për sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia e cila vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë. E falënderova delegacionin çek për reagimin publik në dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij sulmi”, ka shkruar ai në Facebook.

Delegacioni çek përgëzoi ministrin Sveçla për angazhimin e vazhdueshëm që pavarësisht sfidave të njëpasnjëshme kanë arritur të kenë suksese në prioritetet tona, si dhe shprehën gatishmërinë e plotë për thellim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat