Berisha: Avokati i mafies Ndrageta, i përfshirë në aferën e plehrave

Shqipëria

Berisha: Avokati i mafies Ndrageta, i përfshirë në aferën e plehrave

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 21:53
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha për herë të parë përmendi persona konkretë të përfshirë në atë që ai e konsideron aferë të importit të plehrave.

Nga emisioni “Studio e Hapur”, Berisha deklaroi se Italia dhe Greqia janë të gatshme të paguajnë për çdo ton mbetje të importuar.

“Ja ku e kemi këtu listën e mbetjeve të importuara në vitin 2014. Janë 313 mijë tonë mbetje të importuara në 2014-n. Ky mashtron, s’ka shtuar asnjë epruvetë në 4 vite në laboratorin e mjedisit. Sot jam për ndalim sepse ka ndryshuar direktiva evropiane. Edi Rama ka bërë një gjë shumë të rëndë, ka përgatitur djegien e plehrave në incineratorin e Elbasanit. Është projekt që Edi Rama po realizon në Elbasan”, tha ai.

Pyetjes së gazetares Eni Vasili, nëse ka fakte për aferën prej 4 milionë euro për plehrat, Berisha iu përgjigj: "Thirre Agaçin ndonjë ditë këtu, se ai s’del. Ka qenë avokati i të gjithë mafies Ndrageta".

Në fillim të emisionit Berisha u shpreh se nëse gjatë qeverisjes së tij do të kishte patur faktet e sotme nuk do ta kishte miratuar atë ligj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat