Ish-Presidenti Meidani: Kërcënimi i zgjedhjeve, kriminalizimi, biznesmenët-politikanë dhe listat e hapura. PS deficitare….

Shqipëria

Ish-Presidenti Meidani: Kërcënimi i zgjedhjeve, kriminalizimi, biznesmenët-politikanë dhe listat e hapura. PS deficitare….

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 08:55
Rexhep Meidani

Ish-presidenti Rexhep Meidani, ka qenë pjesë e një tryeze me temë, “Financat e partive politike si perspektive në diskutimin publik dhe pjese e reformës zgjedhore”.

Ai u shpreh se sistemi ynë politik ka nevojë për një formë shumë më të qartë e ligjore për financimin e partive politike, sidomos të fushatave zgjedhore.

“Mbi të gjitha, për të penguar si ‘shitjen’ e politikanëve tek biznesi, ashtu dhe presionet apo ‘goditjet tatimore’, kërcënimet e nxjerrjet nga puna, blerjet e ‘pazaret’ materiale, duke shfrytëzuar varfërinë e qytetarëve. Madje, në disa raste, fushata është shoqëruar me dhënie ushqimesh, organizime udhëtimesh turistike, deri me shpërndarje të drejtpërdrejtë mjetesh monetare, etj.

Prandaj, në rastin e fondeve e ‘granteve’ në ‘cash’, apo kur financohen koncertet elektorale, posterat, fletëpalosjet, gazetat elektorale, transmetimet e spotet televizive, etj., kërkohet një transparencë e plotë dhe kontroll i detajuar i shpenzimeve, dhe jo deklarime sa ‘për sy e faqe’ të partive e individëve në KQZ”, tha Meidani.

Meidani theksoi gjithashtu dhe rëndësinë që ka respektimi dhe garantimi i votës, që sipas tij nënkupton votimin e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, nëpërmjet teknikave moderne të votimit në distancë; si dhe numërimin korrekt e transparent i votës.

“Një zgjidhje të drejtë kërkon dhe problemi i kalimit nga votimi proporcional me lista të mbyllura kandidimi në ato të hapura, pavarësisht nga ndonjë reagim kundërshtues apo lexim ‘jo krijues; të nenit 68, paragrafi 1, i kushtetutës”, shprehet ai.

Ai shtoi edhe se partitë politike duhet të kenë përgjegjësinë e tyre në lidhje me financimin. “Pra, duhen konsideruar e plotësuar ato nene të lidhura me financimin e fushatës, në mënyrë të veçantë për ndjekjen korrekte e transparente të financimit, gjatë gjithë fushatës, e jo vetëm formalisht disa muaj pas përfundimisht të saj.

Paralelisht, mendoj, se dhe partitë politike duhet të kenë përgjegjësinë e tyre në lidhje me financimin. Ato duhet të kenë strukturat e tyre të ‘auditimit’, me llogari të rregullta bankare si parti, në tërësi, dhe për çdo kandidat, në veçanti”, vijon Meidani.

Dekriminalizimi

Kërcënimi kryesor për zgjedhjet e ardhshme është moszbatimi I procesit të dekriminalizimit. Sipas Meidanit, është e nevojshme që përzgjedhja e kandidatëve të bëhet në mënyrë të hapur dhe transparente.

“Problemi kryesor për të ardhmen e qeverisjes është përzgjedhja e kandidatëve, madje detyrimi ligjor për një përcaktim apo përzgjedhje publike, të hapur e transparente të tyre.

Gjatë regjistrimit të kandidatit, krahas kërkesave të ligjit të dekriminalizimit, duhet të përfshihen dhe kërkesa shtesë, të lidhura me elementë etikë e morale të tij, me vetë integritetin e kandidatit, me deklarimin e pasurisë, të biznesit (nëse ka të tillë) dhe të ardhmen e tij në angazhimin e ardhshëm publik në respektim të ligjit.

Kjo deri me përgjegjësi ligjore të drejtuesit apo strukturës që ka mbyllur sytë për kandidatë që nuk plotësojnë nene të caktuara të ligjit të dekriminalizimit”, u shpreh Meidani në fjalën e tij.

Për ish­presidentin, një deklarim i tillë nga të gjithë ata që shprehin dëshirën për të kandiduar në zgjedhje, do të shërbejë si një vetëdeklarim për pasurinë dhe konfliktin e interesit. Sipas Medianit, vota është i vetmi mjet në duart e qytetarëve për të larguar të korruptuarit nga pushteti.

Meidani nënvizoi edhe faktin e krijimi të një kategorie “biznesmenipolitikan”, fenomen që sipas tij është i dukshëm në Grupin Parlamentar të PS­së.

“Qytetarët në krijimin e qeverisjes qendrore e vendore, sidomos në luftën kundër korrupsionit, kanë votën për ta ndryshuar atë, dhe për të larguar të korruptuarit nga pushteti. Në fakt, një pikënisje e kësaj lufte janë zgjedhjet, sidomos financimi i tyre.

Po ashtu, janë shfaqur “teprime” në përfshirjen në politikë të shumë biznesmenëve, jo thjesht për financime fushate, por në mënyrë të drejtpërdrejtë, me anë të kandidimit të tyre.

Madje, është rritur dukshëm një kategori e re e llojit: “biznesmen­politikan” apo “politikan­biznesmen”, deri me të dhëna të dyshimta morale­financiare të disave prej tyre. P.sh., në Grupin Parlamentar të PS­së kjo ka qenë krejtësisht e dukshme”, shtoi Meidani.

Për ish-presidentin, financimi i fushatës nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me etikën e moralin politik të partisë ose kandidatit, për besimin ose mosbesimin e qytetarit ndaj tyre, por është një domosdoshmëri e kohës që jetojmë, sepse me të lidhet ngushtësisht lufta ndaj korrupsionit politik, administrativ e kapilar, sidomos për të mos lejuar atë që quhet “State Capture”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat