Vizita e Obamës në Athinë, avioni ushtarak i SHBA kalon mbi Tiranë

Shqipëria

Vizita e Obamës në Athinë, avioni ushtarak i SHBA kalon mbi Tiranë

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 18:48
Avioni ushtarak i SHBA

Rreth 30 minuta pas ngritjes së “Air Force One” nga aeroporti i Athinës pas përfundimit të vizitës 2 ditore të presidentit Obama në Greqi, një avionin ushtarak transportues tip Airbus A400M (Military) ka fluturuar në hapësirën ajrore shqiptare, mbi Tiranë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ndodhej prej dy ditësh në një vizitë zyrtare në shtetin fqinj Greqi për herë të fundit si president ndërsa pas Athinës Obama do të kryej një vizitë tjetër në Berlin, Gjermani.

Avioni ushtarak i fotografuar sot nga Shqiptarja.com rreth orës 15:20 zakonisht përdoret për transportimin e mjeteve logjistike por ka edhe përdorim si furnizues me karburant në ajër i aeroplanëve gjatë fluturimit. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat