Sali Berisha: Drejt Evropës me standardet atërore të censurës dhe autocensurës!

Shqipëria

Sali Berisha: Drejt Evropës me standardet atërore të censurës dhe autocensurës!

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 11:36
Sali Berisha

Ish- kryeministri Slai Berisha citon një shkrime të një gazete evropiane në lidhje me lirinë e medias në Shqipëri, duke theksuar se në Shqipëri është njësoj si në kohën e diktaturës.

Drejt Europes me standartet aterore te censures dhe autocensures! Mediat boterore denoncojne rregjimin anti media te Tiranes. Ja se çfare shkruan per kete çeshtje prestigjozja East Journal! sb

"East Journal: A rrezikohet liria e Medias në Shqipëri?

A rrezikohet lirias e medias në Shqipëri? Kjo është pyetja që shtron “East Journal”, një rrjet kushtuar çështjeve të Ballkanit dhe lindjes, ku i ka lënë një hapësirë të veçantë vendit tonë dhe problemeve me lirinë e medias. Në artikull renditen disa nga çështjet kryesore të kohëve të fundit që kanë shtuar vëmendjen e mediave dhe autoriteteve ndërkombëtare Një rast i ri censure rihapi debatin për lirinë e medias në Shqipëri. Në të njëjtën kohë vëzhguesit më të rëndësishëm ndërkombëtarë denoncojnë ndrydhjen e lirisë së shprehjes në vend dhe në mënyrë të vecantë autocensurën në rritje mes gazetarëve.

Kështu nis artikulli i East Journal, kushtuar problemeve të lirisë së medias në vendin tonë. Fillimisht përmendet se në muajin tetor emisioni investigative Publicus u pezullua pak orë para transmetimit dhe producenti sai Artan Rama akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë televizionin Vizion Plus për censurë. Seria u pezullua pasi reportazhi pasqyronte lidhjet e dyshimta mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Velias dhe shoqërisë 3R s.r.l., e cila deri disa muaj më parë menaxhonte pikën më të madhe të grumbullimit të mbeturinave në vend, atë të Sharrës pa marrë pjesë në asnjë tender dhe pa pasur një kontratë transparente me bashkinë, vijon më tej artikulli i East Journal. Sipas saj “skandali nxorri në dritë probleme të mëdha me kontratën e bashkisë”. E njëjta çështje goditi edhe një drejtore lajmesh. Alida Tota e A1Neës u pushua nga puna për shkak të hetimeve për këtë çështje.

Pas përcarjes së opinionit publik në vend ku shumë akuzonin gazetarët e emisionit se punonon për partinë demokratike në Shqipëri, opozitën në vend. Ndërsa nga ana tjetër shumë gazetarë, organizata dhe vëzhgues ndërkombëtarë denoncuan mungesën e pavarësisë së mediave në vend.

Sipas Reporters Uithout Borders e Freedom House, organizata që monitorojnë cdo vit lirinë e medias, Shqipëria është një vend pjesërisht i lirë, ku shumë media i nënshtrohen influencave të vazhdueshme politike dhe ekonomike; qoofshin këto direkte apo indirekte. Raporti i fundit i komisionit europian për vendin nënvizon ndër të tjera se nuk është shënuar asnjë progres vitet e fundit duke renditur ndër arsyet kryesore transparencën e munguar për fondet e qeverisë.

Kjo situatë paqëndrueshmërie, shkruhet më tej në artikull, favorizon praktikën e autocensurës një nga aspektet që influencon më shumë në lirinë e shtypit në Shqipëri dhe që është më e vështirë për tu monitoruar.  Në një hetim të vitit 2015 nga Balkan Investigative Reporting Netëork (BIRN), 85% e gazetarëve të intervistuar pranojnë se të paktën një herë gjatë karrierës së tyre kanë hequr dorë nga një lajm pasi mund të dëmtonte lidhjet e punës.

East Journal përfundon shkrimin duke thënë se hetimi i Birn tregon se si autocensura po kthehet në një faktor kulturor në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat