"Bashkimi i partive shqiptare në Maqedoni, arritje historike për shqiptarët"

Shqipëria

"Bashkimi i partive shqiptare në Maqedoni, arritje historike për shqiptarët"

Nga: A.Zh Më: 7 janar 2017 Në ora: 18:17
Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha

Edhe ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, ka komentuar bashkimin e partive shqiptare në Maqedoni.

Berisha në një postim në Facebook, ka thënë se se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes tyre do të përbënte arritje historike për shqiptarët, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Berishës:

Nje deklarate per t'u pershendetur!

Te dashur miq, forcat politike shqiptare ne Maqedoni, ne nje akt te larte pergjegjesie para elektoratit tyre por edhe kombit shqiptar, miratuan nje deklarate te perbashket, ne te cilen zotohen te perdorin fuqine e mandateve te tyre kunder diskriminimit dhe per garantimin e lirive dhe te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni.

Ato angazhohen per te mbeshtetur ndryshime ligjore dhe kushtetuese per barazine e etnive ne Maqedonine multietnike si dhe te japin kontributin e tyre per stabilitetin, integrimin europian dhe euroatllantik te Maqedonise. Zbatimi i kesaj marreveshje do te ishte nje arritje historike per shqiptaret por edhe vet Maqedonine multietnike! Sb/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat