Inaugurimi i Trump/ Meta pritet në SHBA nga Ndihmës Sekretari i Shtetit

Shqipëria

Inaugurimi i Trump/ Meta pritet në SHBA nga Ndihmës Sekretari i Shtetit

Më: 18 janar 2017 Në ora: 17:13
Ilir Meta

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Donald Trump.

Kryeparlamentari e ka nisur vizitën e tij ditën e sotme, ku është pritur në një takim nga Ndihmes Sekretari i Shtetit William Brownfield.

Gjatë takimit, Meta-Brownfield diskutuan për forcim të bashkëpunimit më tej për reformën në drejtësi si dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Në fjalën e tij Brownfield vlerësoi hapat madhorë të ndërmarra për reformën në drejtësi. Brownfileld përgëzoi Kreun e Kuvendit Meta për konsensusin e arritur në miratimin e reformës.

Kreu i Kuvendit, do të qëndrojë disa ditë në SHBA, ku do të ketë një sërë takimesh të rëndësishme. Ai është njëkohësisht edhe përfaqësuesi më i lartë i shtetit shqiptar, në ceremoninë e inaugurimit të Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat