"Ditë speciale për Presidentin Trump.....falenderoj të madhërishmin Berisha"

Shqipëria

"Ditë speciale për Presidentin Trump.....falenderoj të madhërishmin Berisha"

Më: 20 janar 2017 Në ora: 07:39
Sali Berisha dhe Albina Deda

Kur na ndajnë pak orë nga ceremonia e inaugurimit të Presidentit të SHBA Donald Trump, urimet për të, ashtu si edhe kritikat e shumta nuk kanë munguar.

Por ka edhe nga ata, që urojnë Presidentin Trump duke falënderuar ish-Kryeministrin Sali Berisha. Këtë rrugë duket se ka zgjedhur deputetja e PD Albina Deda.

Përmes një statusi në Facebook, ajo shprehet se në këtë ditë speciale për Presidentin Trump, është momenti më i mirë për të falënderuar ish-Kryeministrin Berisha. 

Statusi në Facebook:

Nje urim i veçante per Dr Berishen

Ku kam mundur e sa kam mundur me shpirt kam pershendetur Presidentin Trump. E natyrshme per nje shqiptar e demokrat qe pret ti keputet litari I oligarkise qe po i merr fryme e jete Shqiperise. Por sot ne kete dite te shenuar per Ameriken e Demokracine pershendetja ime eshte speciale. Ajo I drejtohet dr.Sali Berishes, ketij burreshtetasi te madh te Kombit I cili perballe konspiracionit komunisto­sorist kurre nuk u thye as intimidua duke na drejtuar drejt shpreses se madhe

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat