Negociatat për zgjidhjen e krizës, reagon PS: Po abuzohet me deklaratat

Shqipëria

Negociatat për zgjidhjen e krizës, reagon PS: Po abuzohet me deklaratat

Më: 17 maj 2017 Në ora: 13:55
Selia e PS-së

Partia Socialiste ka dalë në një deklaratë për media, ku është shprehur se koalicioni opozitar është duke abuzuar mediatikisht me deklarata e tyre.

Ndërkohë Partia Socialiste është shprehur se mirëpret ndërhyren e partnerëve amerikan si dhe që mbërshtet fuqishëm këtë përpjkje të fundit për zgjidhjen e ngërrçit politk në vend.

“Partia Socialiste e mbështet fuqimisht ketë përpjekje te fundit dhe do te prese me durim, duke shpresuar deri ne sekondën e rënies se gongut te fushatës zyrtare, për një rezultat pozitiv ne funksion te përfshirjes se PD-se ne zgjedhje. Për Partine Socialiste, rezultat pozitiv do te thotë garanci si asnjëherë për opozitën ne zgjedhjet e 18 qershorit, ne respekt te Kushtetutës, ligjit, interesit te qytetareve shqiptare dhe sugjerimeve dashamirëse të partnereve tanë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se rregullat e bashkëjetesës në demokraci nuk vlejnë vetëm për qytetarë por gjithashtu edhe për partitë politike dhe asnjë parti politike si dhe të gjitha partitë së bashku nuk mund të dalin mbi këto rregulla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat