Kryeministri argetohet në Facebook

Shqipëria

Kryeministri argetohet në Facebook

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 17:19
Edi Rama

Është një foto-montazh, që kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar ta publikojë në profilin e tij online, Facebook.

Pas shumë e shumë foto-montazheve ku ironizonte keqazi kundërshtarin politik, Lulzim Bashën, Rama vendos të ndreqë pak gabimin dhe të tallet me veten. 
Në fotografi shihet Rama me një shami në kokë si gjyshet, ndërsa nuk ka vonuar dhe shpjegimi i kreut të qeverisë, kur dikush e pyet se këto foto janë të tepërta.

“Figure keto per te qeshur nuk i bej une figure, dalin neper rrjet dhe cilat me bejne mua per te qeshur kur i ndesh, postohen edhe ketu. Kuptove figure?”, sqaron Rama.

Ndërsa dikush e këshillon që me shaminë në kokë, Rama të fshijë lotët që do i dalin pas humbjes së Juventusit, ekipit të tij të zemrës, në përballjen sot në darkë me Real Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat