Ish-deputeti i PD-së: Ja pse Basha nuk ankohet dot për blerje votash

Shqipëria

Ish-deputeti i PD-së: Ja pse Basha nuk ankohet dot për blerje votash

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 18:56
Lulzim Basha dhe Genc Ruli

Ish-ministri i Berishës, Genc Ruli ka folur sot për “ABC News” për situatën në PD. I pyetur për moskandidimin, ai tha se ai u dorëhoq, pasi politika aktuale po luhej keq.

Ai tha se është i habitur nga listat e Bashës dhe sugjeroi se as ai s’do ishte në listë edhe sikur të mos ishte tërhequr.

“Jam ministri i parë që kam dhënë dorëheqjen në vitet e para të demokracisë. Kur politika luhet keq, unë s’mund të bëhem pjesë e saj. Unë jam ndjerë  pafuqishëm ndaj kësaj politike dhe e kisha detyrim që të tërhiqesha që të mos bëhesha pjesë e saj.

Sa i përket Bashës, ai i habiti të gjithë me atë që bëri. Natyrisht që as unë s’do isha në listë. Në këto zgjedhje pamë që partitë qeveritare u rritën, ndërsa PD-ja ra. ODIHR-i ishte më i fortë se Basha në ankesat për zgjedhjet. Basha e humbi të drejtën e ankimit për zgjedhjet që kur bëri paktin me Ramën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat