Salianji për Spiropalin: Milionat e vjedhura në doganë nuk i blejnë dot mend

Shqipëria

Salianji për Spiropalin: Milionat e vjedhura në doganë nuk i blejnë dot mend

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 10:54
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas postimit të nënkryetares së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali në lidhje me takimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, me përfaqësues të Partisë Kristian Demokrate Holandeze.

Spiropali e ka konsideruar këtë një turp, ndërsa shkruan “Zoti Basha, a e ke ti një atdhe apo ke veç një karrige partie për të mbrojtur, mor burrë i dheut?”.

Salianji në postimin e tij në Facebook i ka kthyer përgjigje duke i thënë se holandezët din të ndajnë hajdutët nga Shqipëria, ata e din që Rama me të vetët nuk janë Shqipëria për mortja shkruan deputeti.

Statusi
“Milionat e vjedhura në doganë e kanë bërë Elisën me çanta luksoze por nuk i blejnë dot mend . Ashtu si Elisa mban Edi Ramën për Skënderbe, ashtu ngatërron atdheun me hajdutët në krye të tij.
Grabitën çdo gjë, tani Elisa dhe padroni i saj kanë shqetësim se po e merr vesh tërë bota se si qeverisin ajo dhe padroni i saj, ndaj kanë filluar të barazojnë veten me atdheun.
Elisa është e shqetësuar se një fondacion hollandez i CDA, që ka kontribuar shumë për demokracinë shqiptare, mos merr vesh se sa ka vjedhur Elisa me shokë se pastaj marrin inat Shqipërinë. Rama nuk duhet të trembet dhe shqetësohet, Hollandezët ashtu si dinë të dallojnë bordellot nga Rembrandi ashtu dinë te ndajnë hajdutët nga Shqipëria, të gjithë ata që kanë pak njohuri dhe mënd e dinë se Rama dhe te vetët nuk janë atdheu, nuk janë Shqipëria por mortja që i ka rënë Shqipërisë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat