Shtyhet për herë të pestë seanca plenare, deputetët e PD-së nuk largohen nga foltorja

Shqipëria

Shtyhet për herë të pestë seanca plenare, deputetët e PD-së nuk largohen nga foltorja

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 13:35
Foto nga seanca e Kuvendit

Ka rinisur për herë të pestë seanca e Kuvendit, ndërsa kryeparlamentari Gramoz Ruçi detyrohet të lexojë sërish rregulloren e në baza të saj ai është detyruar ta shtyjë atë për në orën 18:00.

“Seanca ndërpritet dhe fillon në orën 18:00”,- tha Ruçi.

Më herët gjatë ditës së sotme Gramoz Ruçi përjashtoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Kuvendi pas kërkesës së fortë të tij që sot në sallë të kishte debat për vendimin e ngritjes së komisionit të Reformës Zgjedhore.

pavarësisht kësaj, Basha i shoqëruar nga deputetet e PD-së nuk kanë lëvizur nga foltorja duke detyruar Gramoz Ruçin të lexojë disa herë rregulloren e të ndërpresë plot pesë herë seancën e Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat