Rama: Politika nuk është punë e keqe, instrument ndryshimi

Shqipëria

Rama: Politika nuk është punë e keqe, instrument ndryshimi

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 16:02
Pamje nga ngjarja

Në nisjen e mësimit në Akademinë Politike të PS, Kryeministri Rama u tha të rinjëve gjatë një leksioni të mbajtur se duhet të jenë aktivë në forumet politike. Sipas shefit të qeverisë politika nuk është punë e keqe, por instrument që mund të sjell ndryshimin e vendit.

Në çeljen e vitit të ri akademik të Akademisë Politike në Partinë Socialiste me 120 studentë, Kryeministri Rama u tha të rinjve politika nuk është e keqe, por bëhet e tillë kur punët nuk i bën mirë.

Rama: Politika nuk është një punë e keqe, politika mund të bëhë shumë keq kur përdoret për punë të kqija, por politika është një forcë që ka lindur për ti dhënë mundësi njeriut që së bashku me të tjerë të bëjë të mundura gjëra që vetëm nuk i bënm dot.

Kërkon të rrisë vetëbesimin tek të rinjtë se duke u bërë pjesë e forumeve politike, duke u përfshirë në debate dhe duke sjellë ide të reja, ndyshimet janë të qarta.

Rama: Është një eksperiencë që vit pas viti në 6 vite rresht na ka krijuar një instrument shumë të rëndësishëm për të identifikuar dhe për të kultivuar burimet njerëzore cilësore brenda gjirit të familjes sonë politike.

Ftoi studentët e Akademisë Politike të përfshihen në forumet e Partisë Socialiste. Gjithashtu Rama i bëri thirrje qytetareve që të jenë pjesë e plaftormës së bashkëqeverisjes dhe se për çdo ankesë do te kënë në kohë përgjigjen e ekzekutivit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat