Ndërkohë që ka mbetur më pak se 3 orë nga mbyllja e procesit të aplikimeve për kryeprokuror, është zyrtarizuar kandidatura e katërt dhe e pestë.
Mësohet se ai është Besnik Muçi, zv/prokurori i Krimeve të Rënda, i cili ka dorëzuar sot aplikimin e tij në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë emri i pestë që ka depozituar aplikimin është prokurori Granit Shahu.
Më herët sot ishte Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme zyrtarizoi kandidaturën.
Ndërkaq dje dorëzuan dosjen kandidati Ferdinand Elezi dhe Arta Marku. Sot në orën 18:00 mbyllen aplikimet për Prokuror të Përkohshëm.
Prokurori i ri pritet ta ushtrojë detyrën deri sa organet e dala nga Vettingu të përzgjedhin një emër tjetër.
Procesi është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës, pasi PD akuzon kryeministrin Rama se po synon të kapë kreun e organit të akuzës.