Rritet me 63 % numri i vizitorëve nga Suedia në Shqipëri

Shqipëria

Rritet me 63 % numri i vizitorëve nga Suedia në Shqipëri

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 11:15
Ilustrim

Vitin e kaluar numri i vizitorëve nga Suedia në Shqipëri u rrit me 63%, ndërsa rritja e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijon edhe këtë vit në nivele mjaft inkurajuese.

Revista më e madhe suedeze për udhëtime, Vagabond, e liston Shqipërinë si destinacionin më të mirë për vitin 2018.

Duke publikuar këtë artikull, Kryeministri Edi Rama citon se “gjatë 11 mujorit 2017, numri i vizitorëve të huaj për qëllime pushimi u rrit me +23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa i atyre për qëllime biznesi u rrit me +20%”.

Artikulli bashkëngjitur, shprehet Rama, e rendit Shqipërinë në krye të listës së vendeve për të mos u humbur në 2018. “Këtë vit, bordi redaktues ka listuar 35 destinacione në gjashtë kategori: vendet më të mira, qytetet më të mira, aventurën më të mirë, më të mirët e diellit, udhëtimet më të mira ushqimore dhe udhëtimin më të mirë buxhetor. Fituesi në kategorinë më të mirë është Shqipëria, pasi ajo ka gjithçka, nga majat e thyera malore deri te plazhet e arta mesdhetare”, citon artikulli i revistës suedeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat