Masakra mjedisore në Bulqizë, tymi i djegies së plehrave mbulon qytetin

Shqipëria

Masakra mjedisore në Bulqizë, tymi i djegies së plehrave mbulon qytetin

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 09:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Menaxhimi i mbetjeve urbane në qytetin e Bulqizës vijon të mbetet një problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme.

Zona e vendgrumbullimit është Qafa e Buallit, ku mbetjet kanë pushtuar të dy anët e rrugës që të çon në galeritë e minierës së kromit ku çdo ditë lëvizin dhjetra punëtore dhe mjete.

Përhapja e tyre nga era e fortë, që fryn në Qafën e Buallit në dimër, si dhe tymi nga djegia gjatë verës përbëjnë një problem serioz për shëndetin e banorëve të zonës.

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Melaim Damzi shprehet për Top Channel mbi projektet afatshkurtra për minimizimin e këtij problemi.

“Kemi plotësuar të gjithë dokumentet e nevojshme dhe ja kemi dërguar Ministrisë së Mjedisit që të miratojë vendin dhe pasi të marrin lejen nga ministria kemi projekt që të paktën të përcaktojmë një vend më larg rrugës që të jetë i rrethuar dhe hedhja dhe grumbullimi të bëhet në mënyrë më të kontrolluar”, thotë ai.

Derisa ky projekt të realizohet, Bulqiza do të vazhdojë të vuajë këtë problematikë, që ndikon drejtpërdrejtë, jo vetëm në mjedis, por edhe në shëndetin e banorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat