Berisha publikon denoncimin: “Babai do të më shohë me sy para se të vdesë, shteti nuk më jep amnisti”

Shqipëria

Berisha publikon denoncimin: “Babai do të më shohë me sy para se të vdesë, shteti nuk më jep amnisti”

Nga: A.M. Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 17:49
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka publikuar një mesazh të qytetarit dixhital i cili denoncon  mos dhënien e amnistisë nga Ministria e Drejtësisë.

Në mesazhin e publikuar nga Berisha në Facebook se personi i quajtur  Gezim Xherexhiu i cili jeton në Itali  është dënuar me një vit burg për ndërtim pa leje pa prezencën e tij, por nuk mund të kthente në Shqipëri që të vizitojë babain e tij të moshuar që është në prag të vdekjes.

Postimi i plotë:

Shtet i pashpirt, nuk ben amnisti!

Noriega, narkotraministrat dhe narkodeputetet e tij nuk bene amnisti per viktimat e terrorit te tyre kete vit! Te pashpirt!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“I NDERUAR DOKTOR

Po të shkruaj per një problemin tim se vetëm ju besoj që do jepni zgjidhje.

Jamë Gezim Xherexhiu lindur e rritur në Tomorric fshatin Kërpic të rredhit Gramësh .sotë jetojmë familjarisht nga 1995 në Itali Jamë babaj 5 fëmijëve. Jamë një nga krijuesit e PD në Gramësh një nga delegatët e kuvendit parë të PD Sotë ndodhem në arrati se shteti i Matrapikut E. Romës më ka dënuar me burgim një vitë për ndërtim pa leje. Ky ndërtim është bërë në fshatin e lindjes nga babai imë qe sotë është 98 vjeçë por për çudi nukë u more ai si shkelsë i ligjit por unë është e kuptueshme se duheshin lekë që nga policia prokuroria e në fund gjykata. Kjo istori ka 23 gusht 2014 jamë dënuar nga gjykata e apelit Durrës i vit burkë me 3 korrik 2o16 është bërë rekrus gjykatas lartë por dhe sotë ska një datë gjyqi. Babai im është në prag të vdekjes kërkon të më shorë me sy e të lirë që të më prihet i qetë në atë bote mos më iki me merak se u bë sebep ai që unë të vuaj arratinë unë dua tja hedhë një lopatë dhe e ti japë lamtumirën e fundit pa hekura në duar. RESPEKTE”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat