Frikë për jetën në Gjirokastër, banorët e pallatit në rrezik nga shembja braktisin shtëpitë - Bota Sot
Frikë për jetën në Gjirokastër, banorët e pallatit në rrezik nga shembja braktisin shtëpitë

Shqipëria

E hënë, 18 qershor 2018

Frikë për jetën në Gjirokastër, banorët e pallatit në rrezik nga shembja braktisin shtëpitë

Më: 8 janar 2018 Në ora: 08:32
Gjirokastër

Pas 3 ditësh apeli e letrash drejtuar deri tek zyra e kryeministrit, për banorët e pallatit 5 katësh që rrezikon shembjen në Gjirokastër, nuk ka patur tjetër rrugëdalje përveçse të dalin nga shtëpitë e tyre.

Evakuimi i banorëve ka nisur këtë të hënë, në orët e para të natës. Pavarësisht alarmit dhe frikës se pallati mund të shembet nga momenti në moment, rreth 6 nga 15 familjet që jetojnë në pallat kanë refuzuar të largohen, teksa pjesa tjetër janë strehuar tek të afërmit.

Situata në këtë lagje, është agravuar ditët e fundit, pasi në afërsi të këmbëve të pallatit janë krijuar të çara të thella në tokë, çka paralajmërojnë se pallati 5 katësh rrezikon seriozisht të shembet, dhe të përsëri dhe një tjetër tragjedi si ajo që ndodhi po në të njëjtën lagje në Gjirokastër në vitin 2008, ku humbën jetën disa persona, përfshi këtu edhe fëmijë të vegjël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test