Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka mirëpritur miratimin e ligjit për gjuhën Shqipe në Kuvendit e Maqedonisë.
Ai ka thënë në Facebook se është një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.
Postimi i plotë:
Të dashur miq, sapo mbërrita në aeroportin e Ljubljanës mora lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.