Pse po hetohet e kaluara, pronari i ndaluar për drogë

Shqipëria

Pse po hetohet e kaluara, pronari i ndaluar për drogë

Më: 11 janar 2018 Në ora: 16:56
Ilustrim

Detaje te reja pas shpërthimit qe tronditi mëngjesin e djeshëm Pogradecin, teksa një sasi lënde eksplozive iu vendos biznesit te 33-vjeçarit Renato Kadilli.

Ngjarja është regjistruar në vaskat e peshkut në pronësi të tij në fshatin Zagorçan, pak kilometra larg vijës liqenore të Volorekës. Por nuk dihen ende rrethanat dhe motivet, që mund të kenë çuar në këtë ngjarje.

Sipas të dhënave të para, lënda eksplozive dyshohet të jetë vendosur te varka e 33-vjeçarit, e cila është shkatërruar, ndërkohë që dëmtime ka pësuar edhe automjeti i tij tip “Benz”, i cili ishte i parkuar në afërsi varkës, por edhe vaskat e peshkut.

Shpërthimi ka bërë që në vendngjarje të shkojë Policia, por pasi ka parë se bëhej fjalë për një ngjarje të qëllimshme të provokuar nga lëndë plasëse, është kërkuar ndihmë nga ekspertët për të përcaktuar pikën e saktë ku ishte vendosur eksplozivi, llojin dhe sasinë.

Pak orë pas ngjarjes kanë mbërritur edhe ekspertë të Njësisë Speciale anti-eksploziv nga Tirana për verifikimin në terren të ngjarjes. Nga hetime e para mësohet se, lënda plasëse është vendosur te varka dhe sipas ekspertëve, nga verifikimet e para, rrezja e shpërthimit ka qenë e fuqishme, çka ngre dyshime se sasia e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme. Ndërkaq, Policia ka nisur hetimet për rastin.

Grupi hetimor mësohet se është duke verifikuar gjithçka ka lidhje me pronarin, konflikte të mundshme për shkak të konkurrencës apo edhe konflikte të tjera. Vetë pronari është thirrur në komisariat për të dhënë deklarimet dhe nëse ka dyshime lidhur me personat që mund të kenë shkaktuar këtë ngjarje, pasi 33- vjeçari me origjinë nga Gjirokastra rezulton me disa precedentë të mëparshëm.

Për këtë arsye, grupi hetimor ka ngritur dyshime se gjithçka mund të ketë lidhje me ngjarjet, me të cilat është përfshirë në të kaluarën Renato Kadilli. I riu të cilit iu vendos lëndë plasëse në Pogradec, rezulton person i arrestuar të paktën në tre raste nga Policia.

Gjashtë vite më parë u kap me drogë bashkë me vëllain e tij, ndërsa në 2015 dhunoi në qendër të Pogradecit një punonjës policie. Arrestimi më i fundit ka ndodhur vetëm tre muaj më parë, ku 33-vjeçari u prangos me akuzën e vjedhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat