Ndërkohe që Kryeministri Rama foli për 420 vende të lira pune. Drejtuesi i shoqatës së infermierëve mendon se është kjo vakancë për shkak të largimit në mënyrë masive, 800 kërkesa nga infermierët për tu larguar dhe pagesat e ulta.
Por Shoqata e infermierëve është skeptike për punësimin përmes portalit të punonjësve të shëndetësisë. Sipas shoqatës, ka mungesë transparence si si hartohet testi dhe se si përzgjidhen fituesit. Për vakancën e krijuar në sistemin shëndetësor, infermierët thonë se mbi 800 persona aplikojnë në vit me qëllim punësimi jashtë Shqipërisë.
Shumica e kërkesave për punësim jashtë vendit nga bluzat e bardha bëhen në zyrat gjermane të punësimit, të cilat operojnë në vendin tonë.
Punësimi i infermierëve përmes portalit, siç deklaroi kryeministri Rama një ditë më parë, shihet me skepticizëm nga bluzat e bardha.
Drejtuesi i shoqatës së infermierëve Elson Jaçaj, është e dyshimtë mënyra se si hartohet testi, dhe si punësohen.
Shumë infermierë nuk janë të informuar për portalin që është hapur për punësimin e tyre. Nuk e dimë kush grup interesi është pyetur për krijimin e portalit dhe kush komision ka bërë pyetjet që do testohen infermierët. Në mbështesim krijimin e portalit sepse do jetë një mundësi e mirë që infermierët do kenë një linjë ku ka vende të lira puna, por nuk e dimë sa i besueshëm do jetë për punësimin, thotë ai për Ora neës.
Vetëm në këtë zyrë ka mbi 400 kerkesa, shumica e të cilave të aprovuara për të punuar jashtë vendit me rroga më të larta dhe kushte më të mira pune.