Atentati në Shkodër, kamerat nuk filmuan kush vendosi tritolin në motor

Shqipëria

Atentati në Shkodër, kamerat nuk filmuan kush vendosi tritolin në motor

Më: 15 janar 2018 Në ora: 12:47
Pamje nga ngjarja

Vijojnë hetimet lidhur me atentatin me eksploziv të 13 janarit në qytetin e Shkodrës ku mbetën të plagosur 8 persona mes tyre është plagosur rëndë dhe Lulzim Kulla. 

Shefi i komisariatit Shkoder Hamdi Shullani deklaroi për gazetarët se është bërë kçyrja e kamerave të sigurisë në laboratorin e kriminalistikës Tiranë por "nuk ka ende asnjë detaj mbi autorin që vendosi motoçikletën ne hyrje te  godinës dy katëshe, e cila kishte edhe tritolin. Për ngjarjen po vijojmë hetimet, jemi në bashkëpunim me policine e përgjithshme."

Momentalisht nuk ka ende asnjë të ndaluar ndërsa shpërthimi i tritolit vendosur në motoçikletë ndodhi paraditen e së shtunës, në momentin kur Lulzim Kulla do të hipte në mjetin e tij.

Kulla mbeti i plagosur rëndë nga atentati dhe ndodhet në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.  Hetimet vijojnë ndërsa po punohet dhe për identifikimin e pronarit të motoçikletës e cila u nda në dysh nga shpërthimi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat