Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

Më: 18 janar 2018 Në ora: 07:49
Ilustrim

Dita e sotme do të jetë e kthjellët por e ftohtë ndërsa sërisht e premtja sjell vranësira në pjesën më të madhe të vendit dhe reshje shiu e dëbore në Veri-Verilindje dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

Edhe mesdita e së enjtes vijon me rënie të temperaturave duke bërë që maksimumet të zbresin në 11 – 12°C por deri në 3°C në zonat Juglindore.

Dita e premte sjell rritje me 3 – 4°C të temperaturave në vend por sërish një pjesë e zonave malore mbeten gjatë orëve të natës dhe mëngjeseve rreth vlerës 0°C ndërsa mesdita pritet të shënojë maksimalisht 14°C në Jugperëndim të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat