Lista e plotë e shërbimeve mjekësore të financuara nga shteti

Shqipëria

Lista e plotë e shërbimeve mjekësore të financuara nga shteti

Më: 19 janar 2018 Në ora: 11:57
Ilustrim

Dje në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i Këshillit të Ministrave për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore për vitin 2018. 

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nuk do të jetë më shumë se 25% e buxhetit vjetor, i planifikuar për shërbimet spitalore.

Ditën e sotme, “Gazeta Shqiptare” publikon listën e shërbimeve spitalore të financuara nga Fondi për spitalet universitare, ato rajonale, ato në nivel bashkie e spitalet ditore.

Përkatësisht ky fond do të shpërndahet për financimin e shërbimit spitalor gjatë vitit; pagesat e paketave të shërbimeve të veçanta, të ofruara nga shërbimet spitalore, publike e jopublike, brenda e jashtë vendit; pagesat për kujdes shëndetësor në institucione jopublike, brenda e jashtë vendit si dhe pagesat për kujdes shëndetësor.

Por ky fond do të jepet edhe për shërbimet e kryera për spitalet publike e për transfertën e mjekëve specialistë aty ku është e nevojshme. Ndërkaq, Fondi kontrollon dhe monitoron spitalin për buxhetin dhe aktivitetin vjetor, sipas kushteve të përcaktuara.

“Numri i përgjithshëm i punonjësve të spitaleve është 12.016 veta, nga të cilët 141 punonjës në Spitalin Universitar të Traumës për Shërbimin e Urgjencës Ambulatore dhe Shërbimin e Ortopedi- Traumatologjisë. Numri dhe struktura e punonjësve, për çdo spital, miratohen nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”,-citohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Metodat e financimit
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor financon paketën e shërbimeve spitalore të kontraktuar me buxhetim me zëra shpenzimesh, por edhe me buxhetim global.

Për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, brenda numrit të përgjithshëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktimin, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialistë, sipas nevojave. Këta mjekë të specialiteteve të ndryshme, përveç pagës, trajtohen financiarisht me një bonus deri në 250 mijë lekë të reja në muaj.

I. SPITALET UNIVERSITARE
1. Shërbimi i kardiologjisë: a) Hemodinamika; b) Reanimacioni i kardiologjisë.
2. Shërbimi i kardiokirurgjisë;
3. Shërbimi i kirurgjisë angiovaskulare;
4. Shërbimi i hematologjisë;
5. Shërbimi i gastrohepatologjisë;
6. Shërbimi i endokrinologjisë;
7. Shërbimi i nefrologjisë dhe hemodializës;
8. Shërbimi i anestezisë-reanimacionit;
9. Shërbimi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme;
10. Shërbimi i mjekësisë interne;
11. Shërbimi i alergologjisë;
12. Shërbimi i reumatologjisë;
13. Shërbimi i dermatologjisë;
14. Shërbimi i traumatologjisë;
15. Shërbimi i ortopedisë (SU “Trauma”);
16. Shërbimi i okulistikës;
17. Shërbimi i ORL-së;
18. Shërbimi i kirurgjisë maksilo-faciale;
19. Shërbimi i urgjencës kirurgjikale;
20. Shërbimi i kirurgjisë digjestive;
21. Shërbimi i urologjisë;
22. Shërbimi i djegie-plastikës;
23. Shërbimi i neurologjisë neurofiziologjisë dhe neurovaskular;
24. Shërbimi i neurokirurgjisë;
25. Shërbimi i onkologjisë+kirurgjia onkologjike + radioterapi: b) Laboratori histopatologjik onkologjik; c) Laboratori klinik-biokimik onkologjik;
26. Shërbimi infektiv;
27. Shërbimi i pediatrisë së përgjithshme: a) Urgjenca pediatrike; b) Fizioterapia pediatrike;
28. Shërbimi i pediatrisë së specialiteteve;
29. Shërbimi i pediatrisë infektive;
30. Shërbimi i kirurgjisë infantile;
31. Shërbimi i onkohematologjisë pediatrike;
32. Shërbimi i reanimacionit pediatrik;
33. Shërbimi i laboratorëve (klinikë-biokimikë, mikrobiologjikë, imunologjikë, atomopatologjikë, gjenetikë mjekësore, laboratori i mjekësisë nukleare);
34. Shërbimi i imazherisë;
35. Shërbimi i fizioterapisë;
36. Shërbimi i statistikave;
37. Shërbimi i pneumologjisë;
38. Kirurgjia torakale;
39. Shërbimi i ftiziatrisë;
40. Shërbimi i gjinekologjisë;
41. Shërbimi i obstetrikës;
42. Shërbimi i patologjisë së barrës;
43. Shërbimi i neonatologjisë;
44. Shërbimi i farmacisë;
45. Shërbimi i konsultave të specializuara ambulatore;
46. Shërbimi i toksikologjisë;
47. Shërbimi i psikiatrisë (QSUT);
48. Kontrolli i infeksioneve spitalore;
49. Shërbimi i urgjencës ambulatore.

II. SPITALET NË NIVEL QARKU (SPITALET RAJONALE) ofrojnë shërbimet e:
1. Urgjencës;
2. Mjekësisë së përgjithshme;
3. Kirurgjisë së përgjithshme, ortopeditraumatologji, urologji, ORL, okulistikë, angiologji, max-facial;
4. Obstetrikë-gjinekologjisë;
5. Neonatologji;
6. Pediatrisë;
7. Radiologjisë;
8. Fizioterapisë;
9. Anatomisë dhe histologjisë patologjike;
10. Laboratorëve kliniko-biokimike e të mikrobiologjisë
11. Anestezi-reanimacionit;
12. Farmacia;
13. Shërbimin e onkologjisë (kimioterapisë, kujdesin paljativ);
14. Kontrolli i infeksioneve spitalore;
15. Shërbime psikosocial;
16. Shërbimi i konsultave të specializuara
17. Banka e gjakut.

III. SPITALET NË NIVEL BASHKIE ofrojnë shërbimet e:
1. Urgjencës;
2. Mjekësisë së përgjithshme;
3. Kirurgjisë së përgjithshme;
4. Pediatrisë dhe obstetrikë-gjinekologjisë, neonatologji;
5. Radiologjisë;
6. Laboratorëve kliniko-biokimike e të mikrobiologjisë;
7. Anestezi-reanimacionit;
8. Farmacisë;
9. Shërbimin ambulator të specializuar;
10. Banka e gjakut. Trajtimi i kimioterapisë do të jetë në pesë spitale: Durrës, Vlorë, Shkodër, Korçë, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”.

IV. SPITALET DITORE
1. Ndihmë e parë mjekësore për trajtim dhe kurim brenda 24 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat