Deputetja e PD Albana Vokshi: Shteti po vjedh paratë e të sëmurve me kancer

Shqipëria

Deputetja e PD Albana Vokshi: Shteti po vjedh paratë e të sëmurve me kancer

Më: 19 janar 2018 Në ora: 12:20
Albana Vokshi

Albana Vokshi, që denoncoi e para mungesen e herceptines dhe të reagenteve të tjerë për të sëmuret me kancer, paralajmëron shoë-n e Ramës tek onkologjiku.
Pak dite më parë, edhe kryetari Basha ngriti shqetësimin e braktisjes se të semurëve me kancer, duke denoncuar heqjen e disa shërbimeve jetike nga spitalet publike për gratë me kancerin e gjirit

Ja shenimi i plotë i Albana Voklsiht në rrjetet sociale: Cdo dite ne 4 vjet kemi denoncuar abuzimin dje zhvatjen e parave te shendetit nga kupola qeverisese.

Fakte te ardhura nga opozita, certifikuara nje pjese edhe nga raporti i Kontrollit te Larte te Shtetit.

E ndersa Rama bertet se po ben shtet...ku eshte shteti per abuzuesit e fondeve te shendetesise??? Pse asnje nuk eshte denuar por vazhdojne te qete punen me abuzime???

ku eshte shteti per te semuret me kancer? Ku eshte shteti per femijet me leucemi? Ku eshte shteti per te semuret me hemofili?? Ku eshte shteti per grate me kamcer gjiri qe as pergjigje per mamografite nuk jep e as mundesi apo shprese te bejne analizat e nevojshme per te bere kimioterapi???

Oh... harrova...secili prej tyre duhet ti lutet personalisht te superpushtetshmit Rama, te vere doren ne zemer e t'i meshiroje...

Por... nuk kemi pare gje akoma... prisni shfaqjen e pergatitur me te semuret ne onkologjik sot...

Propaganda e tyre s ka limite...mund te perdore (shperdore) kedo ne nevoje. Sot e kane rradhen te semuret me kancer...

Prisni shfaqjen e turpshme te rradhes....

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat