Marrëveshja me Greqinë, Berisha në grupin e PD: Po falet deti, nuk e mbështesim paktin e qeverisë

Shqipëria

Marrëveshja me Greqinë, Berisha në grupin e PD: Po falet deti, nuk e mbështesim paktin e qeverisë

Më: 30 janar 2018 Në ora: 20:57
Partia Demokratike

Partia Demokratike do të kundërshtoi marrëveshjen e detit, nëse qeveria vendos t’i jap 12 milje ujëra territoriale Greqisë, ashtu siç ka deklaruar ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzais.

Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka ngritur shqetësimin për diskutimet që po zhvillohen me Greqinë për të ndryshuar kufinjtë territorialë. Burime pwr “Panorama” nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD sqarojnë se Berisha ka kërkuar që opozita të kërkoj shpjegime nga qeveria për këtë marrëveshje dhe të mos e mbështes atë nëse, pretendimet e ministrit grek Kotzias janë të vërteta.

Të njëjtat burime tw “Panorama” konfirmojnë se qëndrimi i Berishës ka marrë mbështetjen e pjesës tjetër të grupit parlamentar të PD, të cilët pritet t’i kërkojnë shpjegime ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit për negociatat që po zhvillohen me Greqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat