Merr flakë autobusi në Tiranë, nuk dihet shkaku

Shqipëria

Merr flakë autobusi në Tiranë, nuk dihet shkaku

Më: 31 janar 2018 Në ora: 09:08
Ilustrim

Një autobus është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se autobusi që ka marrë flakë, është me targa AA 588 AE, i linjës Tiranë-Kukës.

Ai është përfshirë nga flakët në mes të rrugës “Dritan Hoxha”, Laprakë, pranë rreth-rrotullimit “Shqiponja”.

Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz nga ky incident, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Autobusi ka marrë flakë rreth orës 07:15 dhe në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat