Berisha zbulon emrin e ish-zyrtarit të policisë të arrestuar për drogë në Itali: Ishte badigardi i Zani Çaushit

Shqipëria

Berisha zbulon emrin e ish-zyrtarit të policisë të arrestuar për drogë në Itali: Ishte badigardi i Zani Çaushit

Nga: A.M. Më: 1 mars 2018 Në ora: 17:17
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se Adrian Liçaj i arrestuar në Itali si pjesë e një grupi që trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Italisë ishte shefi i Antidrogës në Vlore, ndërsa aktualisht është shef i patrullave të Vlorës.

Po ashtu, Berisha ka shkruar në Facebook se  “Liçaj ka qenë badiguard i Zani Çaushit në vitin 1997, është emëruar në 2014-ën në pozicionin e lartë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Trafiku, u denoncua nga Kryetari i grupit Parlamentar të PD Edi Paloka si ish badiguard i Zani Çaushit”.

Postimi i plotë:

Gjirizi i Narkoshtetit te Norieges shperthen ne Itali!

5 tonelata kanabis qe u kapen ne Itali i nisi policia e Vlores, konkretisht

- ish shefi i antidroges te Vlores

- aktualisht komandanti i patrullave te Vlores, Adrian Liçaj

Te dashur miq, 5 tonelatat e droges qe u kapen sot ne Itali jane nisur nga narkopolicia e Vlores, konkretisht Ish-shefi i Antidrogës në Vlore aktualisht shef i patrullave te Vlores, Adrian Liçaj i arrestuar ditën e sotme në Itali si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Liçaj ka qene badiguard i Zani Çaushit ne vitin 1997, eshte emëruar në 2014-ën në pozicionin e lartë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Trafiku, u denoncua nga Kryetari i grupit Parlamentar te PD Edi Paloka si ish badiguard i Zani Çaushit.

Pak kohe me pare u lirua nga detyra por pasi pagoi u pranua serish ne polici si komandant i patrullave te Vlores. Ketu me poshte keni emrat e bandes shqiptare te trafikut te 5 tonelatava droge nga narkopolicia e narkoshtetit. sb

Shqiptarët e arrestuar sot janë:

Indrit Buja, alias Andrea, shqiptar

Elvis Hajdini, 25 vjeç, nga Vlora.

Shefik Muho nga Vlora

Vladimir Leskaj, 51 vjeç nga Vlora

Adrian Licaj, 51 vjeç, shqiptar

Vilson Nelaj, 32 vjeç, shqiptar

Astrit Paskali, 45 vjeç, shqiptar

Alban Sinani, 35 vjeç, shqiptar

Gentian Sulejmani, 41 vjeç, shqiptar

Luan Tahiraj, 39 vjeç, shqiptar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat