Njihuni me shqiptarin nga Shqipëria që “tregton” hashash në Amerikës

Shqipëria

Njihuni me shqiptarin nga Shqipëria që “tregton” hashash në Amerikës

Më: 10 mars 2018 Në ora: 08:07
Oltion Hyseni

Mjafton një ligj në letër dhe realitetet janë krejt ndryshe.

Në Shqipëri hashashi, kanabisi, marijuana jo vetëm kanë mbyllur në qeli qindra persona, por janë kthyer edhe në problem të mprehtë politik.

Në Uashington, SHBA, një shqiptar qesh me këtë histori.

Oltion Hyseni ka emigruar në SHBA  në vitin 2005.

Sot ai dhe e fejuara e tij kanë një një dyqan marijuane. I ligjshëm, sigurisht.

Oltioni fillimisht punonte si agjent imobiliar, në shit-blerjen e pasurive të paluajtshme, por ai tha për DITA se kishte prej kohësh pasion dhe kuriozitet për hashashin dhe për vetitë e tij kuruese.

Ai tregon se nga viti 2005 deri në vitin 2012 ka kultivuar në sasi shumë të vogla, një deri në pesë rrënjë marijuanë për përdorim kurativ dhe personal.

Në vitin 2012 shteti ku jeton legalizon kultivimin dhe shitjen dhe organizon një lotari për personat që do të hapnin tre dyqane të tillë.

Oltioni merr pjesë, dhe ishte një nga fituesit e kësaj lotarie.

Prej pesë vitesh dyqani i tij Ocean Greens, përveç marijuanës tregton edhe produkte të ndryshme me përbërje kanabisi, si p.sh., biskota, çajra, pije energjike, deri edhe kremëra për qetësimin e muskujve.

Spas ligjit, klientët e tij duhet të jenë 21-vjeç e sipër.

Oltioni tregon se një pjesë e konsiderueshme e klienteve janë grupmosha e tretë, të cilët vijnë për motive kuruese dhe shëndetësore, por edhe rinia vjen aty në shoqëri për të kaluar një fundjavë “happy”.

Stafi i Ocean Greens përbëhet  prej 18 vetësh, ndër të cilët një pjesë e konsiderueshme janë shqiptarë.

Në një nga fotot tre prej tyre bëjnë shqiponjën.

I pyetur si e sheh situatën në Shqipëri, Oltioni thotë me nota humori se mund të vijë që sot që t’ju tregojë me “numra dhe fakte” të interesuarve të qeverisë shqiptare (nqs ka të tillë), që marijuana mund të përdoret jo vetëm për arsye “qejfi”, por kryesisht për arsye mjekesore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat