Përmbytet Durrësi, uji pushton edhe Velierën

Shqipëria

Përmbytet Durrësi, uji pushton edhe Velierën

Më: 19 mars 2018 Në ora: 13:52
Përmbytjet në Durrës

Në gjithë vendin mëngjesin e së hënës nisen reshje të forta shiu. Në Durrës, rrugët janë kthyer në lumenj. Kanalizimet pothuajse nuk funksionojnë dhe kjo gjendje përsëritet sa herë në këtë qytet ka reshje.

Bashkia e Durrësit ka bërë shumë projekte në qytet, por asnjë prej tyre nuk ka zgjidhur çështjen e përmbytjeve. Edhe projekti më i fundit i kësaj bashkie, Veliera e famshme është përmbytur aq sa edhe kalimi i mjeteve është bërë i vështirë.

Ndërsa në pjesën e tjera të Durrësit, lumenjtë nëpër rrugë u bënë pengesë edhe për nxënësit të mos shkojnë në shkollë. Mësimi edhe në Universitetin Aleksandër Moisiu është pezulluar. Ndërsa nxënësit e shkollës në Porto Romano, mbetën brenda sepse uji rrethoi shkollën.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat