Duka tregon nëse Rama do të mbyllë mandatin

Shqipëria

Duka tregon nëse Rama do të mbyllë mandatin

Më: 14 prill 2018 Në ora: 20:37
Agron Duka

Rama nuk mund ta mbyllë 4 vjeçarin, nëse vijon me këtë qeverisje’, kështu deklaron kreu i PAA, Agron Duka.

I pyetur se si mund të rrëzohet qeveria Rama, Duka u shpreh se ekonomia e dobët dhe keqqeverisja do ta çojnë drejt rrëzimit këtë mazhorancë.

‘Unë gjykoj që ajo që e rrëzon Ramën është keqqeverisja dhe ekonomia e vendit. nëpërmjet kësaj qeverisjeje nuk lulëzon ekonomia e vendit.

Mendoj se Rama e ka shumë të vështirë të ,mbyllë 4 vjeçarin, sepse ka probleme të mëdha ekonomike. Por gjithashtu duhet që edhe opozita të shfrytëzojë rastin’, është shprehur Duka në studio e lajmeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat