10.4% pasagjerë më shumë udhëtuan përmes Rinasit

Shqipëria

10.4% pasagjerë më shumë udhëtuan përmes Rinasit

Më: 30 prill 2018 Në ora: 10:48
Aeroporti Rinasit

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në tremujorin e parë të këtij viti është 560.868 duke pësuar një rritje me 10.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), për këtë periudhë transporti ajror i pasagjerëve zë 78.1% të transportit gjithsej.

Në tremujorin e parë të këtij viti janë kryer 5.424 fluturime, duke u rritur me 6.3%, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar statistikave, me ajër janë transportuar 523 ton mallra, duke u rritur 1.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë 2017.

Qeveria ka nisur negociatat me një kompani turke për ndërtimin e një aeroporti në Vlorë, ndërkohë që pritet të nisë operimin edhe Aeroporti i Kukësit.

Aktualisht, në Aeroportin e Tiranës operojnë 19 kompani ajrore, që për tre muajt e parë të këtij viti kryen mbi pesë mijë fluturime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat