Shifrat e Ramës dhe Xhafës për grupet kriminale, Berisha zbulon mashtrimin

Shqipëria

Shifrat e Ramës dhe Xhafës për grupet kriminale, Berisha zbulon mashtrimin

Më: 2 maj 2018 Në ora: 21:25
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme pas deklaratave të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj lidhur me grupet kriminale në vendin tonë.
Përmes një reagim në profilin e tij në Facebook, Berisha thotë se si Xhafaj po ashtë edhe kryeministri Edi Rama nuk kanë bërë asgjë për të goditur këto grupe.

Edhe pse Rama u shpreh se deri tani janë goditur 9 grupe kriminale, Berisha vë në duke se kryeministri nuk përmendi me emër asnjë prej tyre.

Po ashtu, Berisha ka vënë re edhe shifrat kontradiktore që janë dhënë nga kryeministri dhe nga Ministri i Brendshëm, Xhafaj, ku i parë është shprehur se janë goditur 9, ndërsa ministri ka bërë me dije se janë goditur 8.

Reagimi i Berishës:

Gare mashtruesish!

Te dashur miq, ne nje kohe kur krimi godet çdo dite dhe pameshire, ne nje vit narkopolicia ka goditur vetem nje grup, ate te aktit narkoterrorist ne Shkoder nga 40 grupet kriminale te shpallura nga vete Xhafa!

Deshtimi i plote ne luften kunder krimit te organizuar, narkoqeveria e ka zevendesuar me mashtrime dhe statistika te rreme!

Pasi denoncova kete deshtim te plote ne luften kunder krimit te organizuar, Rama dhe Xhafa keto dite u vune ne gare se cili do genjeje me shume. Nderkohe Rama ne TV deklaroi se jane goditur 9 grupe kriminale pa cituar as dhe nje grup te goditur kurse Xhafa e zbuti pak mashtrimin e Rames dhe deklaroi se jane goditur 8 grupe te rrezikshme kriminale, duket ai kishte parasyshe ketu grupet terroriste te xixellonjave qe e çmendin fare narkopolicine.

Aq sa mund te mbulosh diellin me shoshe po aq mund te mbulosh deshtimin e plote me Fatziun!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat