E diel me reshje të shkurtra dhe rritje temperaturash

Shqipëria

E diel me reshje të shkurtra dhe rritje temperaturash

Më: 20 maj 2018 Në ora: 07:32
Valbonë, maj 2018

Dita e diel, mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në orët e mesditës kur pritet fuqizim i vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke sjellë në zonat juglindore dhe lindore shira afatshkurtër. Gjatë fundjavës, bregdeti dhe pjesa më e madhe e zonave të ulëta dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë së shtunës ndrsa rritje të ndjeshme sjell mesdita e së dielës në të gjithë territorin kur pritet maksimumi mbi 29°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat