Paralajmëron Vasili: Aksioni opozitar do jetë shumë herë më i fortë! - Bota Sot
Paralajmëron Vasili: Aksioni opozitar do jetë shumë herë më i fortë!

Shqipëria

E diel, 18 nëntor 2018

Paralajmëron Vasili: Aksioni opozitar do jetë shumë herë më i fortë!

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 13:42
Petrit Vasili

Kryetari i grupit të LSI-së Petrit Vasili ka deklaruar se duke nisur nga sjellja e sotme e turpshme e qeverisë në kuvend, është legjitimuar një qëndrim shumë herë më i fortë i opozitës.

Seanca parlamentare përfundoi më herët se ç’pritej për shkak se Lulzim Basha nuk liroi podiumin dhe sjellja e treguar nga ana e kryetarit të kuvendit sipas Petrit Vasilit, tregon se Ruçi dhe Rama kanë nisur ta shohin dhe mendojnë veten sikur jemi në kohën e kooperativës komuniste.

“Pak minuta më parë u shkatërrua përfundimisht Kuvendi. Sot përfundimisht ishte Gramoz Ruçi, duke i hequr të drejtën opozitës që të flasë. Ndërsa Balla tha që të mos ketë më diskutim, duke i hequr të drejtën për fjalë çdo deputeti. Sot shkatërrimi i Kuvendit u bë nga Rama për të hequr vëmendjen nga negociatat.

Koperativa e Ruçit, e Ramës dhe Ballës u shfaq përsëri në Kuvend. Sot u shënuar një rekord i zi në Kuvend, çdo vendim që do mbajmë tani e tutje në kuvend është i legjitimuar. Do të jetë një qëndrim shumë më i fortë se kaq.”-tha Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test