Kur Izet Haxhia u vetëdorëzua për të ardhur në Shqipëri, pati nga ata që thanë se qëllimi është të rihapet dosja e vrasjes së Azem Hajdarit për të eklipsuar skandalet e vazhdueshme të qeverisë.
Jo më kot edhe socialistët ia përmendën këtë histori Sali Berishës një ditë më pas në Kuvend.
Por vendimi i gjykatës për të rihapur këtë dosje ka lënë shumëkënd të habitur për shkak se ajo është një dosje shumë e koklavitur dhe tashmë me kalimin e viteve, hetimi i saj vështirësohet me shumë.
Për vrasjen e Azem Hajdarit pati dhe ka sërish tre teori që jane konsumuar në media.
E para është ajo e Partisë Demokratike se Azemi u vra me ndihmën e qeverisë, e cila e shihte politikanin e fuqishëm si kërcënim.
E dyta është ajo që e përmend Izet Haxhia se vrasja u bë nga klane brenda mazhorancës, me qëllim dominimin e klanit Meidani ndaj klanit Nano.
E treta është teza e ridale së fundmi nga një raport i SHIK se përplasja mes Haklajve dhe Azem Hajdarit është bërë për pazare.
Por e vërteta mbetet shumë me e koklavitur. Mediat e majta shkruajnë se qëllimi i Haklajve atë natë nuk ishte vrasja e Azemit, por eliminimi i Sali Berishës.
Kjo pas një përplasje të Berishës me vëllain e Fatmir Haklajt, Shkëlqimin.
Sipas tyre, Berisha ka nxjerrë Hajdarin në pritë duke e ditur se ai do përplasej me Fatmir Haklaj.
Kurse vetë Izet Haxhia thuhet se ka bërë telefonatën që e ka nxjerre Azemin në pritë. Por telefoni mungon si një pjesë e rëndësishme e pazëllit.
Ndërkohë mbetet interesant roli i Jaho Mulosmani, të dënuar me burgim të përjetshëm. Ai thotë se nuk e ka bërë vrasjen, por Izet Haxhia e akuzon si njeri të SHIK-ut të Fatos Klosit.
Vetë Sali Berisha nuk para ka reaguar ndaj këtij lëmshi akuzash duke nënvizuar vazhdimisht se ata janë njerëz nën akuzë për vrasje.
Kurse motra e Fatmir Haklajt, Zylfija, shkruan se pret që tani e vërteta të dalë në shesh.
Por a do shkojë kaq thellë hetimi? Si zor të thuhet, por Haklaj shkruan se me drejtësinë do përballen edhe ata që janë… në burg./mapo