Kryemadhi në SHBA: Loja e qeverisë me refugjatet është tërësisht në kurriz të shqiptarëve

Shqipëria

Kryemadhi në SHBA: Loja e qeverisë me refugjatet është tërësisht në kurriz të shqiptarëve

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 15:08
Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi

Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi po zhvillon një vizitë në SHBA. Në një shenim në rrjetin social facebook ajo shkruan se, dje dhe sot pata një bisedë të frytshme me ish anëtarë të rëndësishëm të Kongresit Amerikan me të cilët biseduam për integrimin e Shqipërisë në BE dhe krizën e emigrantëve që po përjeton së fundmi kontinenti ynë.

Ndër të tjera, vjion shënimi i Kryemadhit, e rëndësishme për bashkëbiseduesit amerikanë ishte fakti që kriza e emigrantëve në Europë kërkon një qasje të re në qëndrim.

Ja shënimi i plotë i kryetares së LSI në facebook:

Dje dhe sot pata një bisedë të frytshme me ish anëtarë të rëndësishëm të Kongresit Amerikan.

E ftuar në takimin vjetor organizuar në Uashington, ndër të tjera biseduam për integrimin e Shqipërisë në BE dhe krizën e emigrantëve që po përjeton së fundmi kontinenti ynë.

Ndër të tjera, e rëndësishme për bashkëbiseduesit amerikanë ishte fakti që kriza e emigrantëve në Europë kërkon një qasje të re në qëndrim.

Kjo ka të bëjë sipas tyre edhe me forcimin e shteteve europiane, si dhe me ndryshimin rrënjësor të jetës politike dhe ekonomike të vendeve që eksportojnë refugjatë.

Këto politika do të dekurajonin largimin masiv të njerëzve dhe do të krijonin kushte më të mira për popullinë e vendeve që janë burim për emigracionin e paligjshëm.

Ky është vizioni që duhet të këtë Shqipëria për të punuar për të rinjtë e Shqipërisë dhe jo për të asgjesuar çdo shans të tyre.

Loja e qeverise me refugjatet është një lojë tërësisht në kurriz të shqiptarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat